Zhvilluam sot, më datë 5 Shtator, tubimin përballë zyrave të Shoqërisë Bankers Petroleum në Marinëz.
Me pjesëmarrjen dhe zërin e fortë të naftëtarëve, përcollëm qartë kërkesat tona legjitime për:
• Të drejtat e punëtorëve
• Rritjen e pagave
• Zbatimin e kontratës kolektive të punës
• Përmirësimin e kushteve të punës
• Statusin e naftëtarit
Ne nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona legjitime
📢 Nesër, më datë 6 Shtator, në orën 12:00 do të jemi sërish të gjithë të bashkuar përpara zyrave të kompanisë!
Gjithashtu, do të nisim edhe procedurat për Grevë, si një hap i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat tona.
Të bashkuar mund t’i bëjmë ballë çdo presioni dhe të arrijmë atë që na takon me të drejtë!
Ne do t’ia dalim.

