U takuam me anëtarët tanë, punonjësit e shoqërisë naftënxjerrëse “Anio Oil&Gas”, ku diskutuam mbi procesin që po ndjekim për lidhjen e Kontratës Kolektive të Punës, rëndësinë e saj dhe vendosmërinë tonë për të arritur kërkesat legjitime të punëtorëve.
Të gjithë bashkë vendosëm që këtij procesi do t’i shkojmë deri në fund, përfshirë edhe grevën, nëse do të jetë e nevojshme.
Punonjësit shprehën mbështetjen e tyre të plotë ndaj sindikatës dhe qëndrimin e palëkundur për realizimin e kërkesave tona.
Të gjithë bashkë për të drejtat tona!
Zëri ynë nuk heshtet!
Naftëtarët nuk janë për lëmosh, ne do të qëndrojmë për dinjitetin dhe të drejtat tona.

