Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur fton të gjithë ekspertët e interesuar, studiues, pedagogë, aktivistë dhe profesionistë të fushave përkatëse, që të aplikojnë për të zhvilluar trajnime dhe seminare me strukturat sindikale dhe anëtarët tanë, në kuadër të forcimit të kapaciteteve sindikale dhe nxitjes së ndërgjegjësimit mbi çështje thelbësore të marrëdhënieve të punës.

Fushat prioritare për zhvillimin e trajnimeve janë:
* Kontratat Kolektive të Punës
* E drejta për grevë dhe menaxhimi i saj
* Roli dhe funksioni i Sindikatës
* Dialogu Social dhe fuqizimi i tij
* Siguria dhe Shëndeti në Vendin e Punës
* Mjekësia e Punës
* Roli i Grave në Sindikatë dhe Barazia Gjinore
* Organizimi i punëtorëve dhe pjesëmarrja në vendimmarrje
* Të drejtat dhe përgjegjësitë e përfaqësuesve të punëtorëve

Kandidatët e interesuar duhet të kenë përvojë të mëparshme në fushat e sipërpërmendura, aftësi komunikuese dhe pedagogjike, si dhe të jenë të gatshëm për të punuar në bashkëpunim me strukturat sindikale lokale.

Për të aplikuar: Ju lutemi dërgoni  CV të shkurtër dhe një letër motivimi në adresën: ssh.alb2022@gmail.com dhe info@ssh.org.al

Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në faqen tonë ose përmes rrjeteve tona sociale

Facebook: Kliko ketu
Instagram: Kliko ketu

Së bashku fuqizojmë zërin e punëtorëve!
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Leave A Comment