Gjatë takimit të zhvilluar me anëtarët e SSH mbi ngritjen e Seksionit Sindikal për shoqërinë “Anio Oil&Gas”, ku zgjodhëm Kryesinë e këtij Seksioni Sindikal dhe diskutuam mbi rëndësinë e Kontratës Kolektive të Punës, Pagat, Statusin e Punonjësit të Industrisë së Naftës dhe Gazit dhe çështje të tjera lidhur me aspektet e punës.
SSH ka si qëllim arritjen e standardeve optimale dhe mbrojtjen kolektive të punonjësve të Sektorit Hidrokarbur.
Të gjithë bashkë për punë të denjë dhe paga dinjitoze!

