Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

U zhvillua, pranë zyrave të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur dhe përfaqësuesve të Inspektoratit.
Në këtë takim u trajtuan problematikat e konstatuara në Sektorin e Naftës, si dhe u diskutuan rrugët e mundshme për zgjidhjen e tyre. Qasja e Inspektoratit ishte bashkëpunuese, duke shprehur gatishmërinë për të ndjekur çdo çështje të ngritur nga Sindikata, me korrektësi dhe në përputhje me ligjin.
Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur i mbetet prioritet ndjekja e çdo shqetësimi të punonjësve dhe garantimi i të drejtave të tyre në përputhje me standardet ligjore dhe etike.
Ne mbetemi të angazhuar dhe të vendosur në mbrojtjen e interesave të punëtorëve të këtij sektori.

Leave A Comment