Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Faleminderit secilit që po qëndron për këtë kauzë të drejtë e legjitime tonën. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç pagave dinjitoze dhe trajtimit me dinjitet.
Po na nëpërkëmbet dinjiteti, po na trajtojnë si njerëz pa vlerë. Para ka! E dimë mirë sa paguhen kinezët dhe drejtuesit e tjerë, ndërsa ne mbetemi me paga të ulëta që mezi na mbajnë gjallë. Nuk duan t’i rrisin pagat sepse duan të na mbajnë të varfër dhe të nënshtruar.
Prandaj, bëjmë thirrje për çdo koleg që ende s’është bashkuar:
Çuna, jemi të gjithë në të njëjtën anë. Luftojmë për të njëjtën gjë, për dinjitetin dhe të drejtat tona. E di që shumë prej jush mezi e shtyjnë muajin, por pikërisht për këtë po luftojmë: që të mos mbetemi më në kufirin e varfërisë.
Ata që ju thërrasin apo ju intimidojnë të ktheheni në punë kanë rroga me mijëra e qindra mijëra euro. Ata s’e kanë hallin tonë, kanë hallin e vet. Ne kemi hallin tonë, hallin e familjeve dhe jetës sonë, ndaj duhet të jemi bashkë.
Disa nga çunat tashmë kanë marrë injeksione, disa janë çuar në spital, por askush s’është tërhequr. Sepse kjo është beteja jonë për dinjitet.
Të bëhemi të gjithë bashkë, të jemi burra dhe ta çojmë këtë deri në fund.
Nuk ka më kthim pas ose dinjitet, ose asgjë.

Leave A Comment