Solidaritet ndërkombëtar me naftëtarët shqiptarë! 🇸🇪🤝🇦🇱
Olof Palme International Center, organizata suedeze që mbështet lëvizjen sindikale dhe të drejtat e punëtorëve në mbarë botën, i ka dërguar një letër zyrtare Kryeministrit të Shqipërisë, ku shpreh solidaritetin me Sindikatën e Sektorit Hidrokarbur dhe me punëtorët e Bankers Petroleum që ndodhen në grevë.
Në letrën drejtuar qeverisë shqiptare theksohet nevoja urgjente për dialog të vërtetë social, respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe trajtim të drejtë e dinjitoz për punëtorët e naftës, të cilët janë shtylla e këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare.
Ky është një mesazh i qartë se kauza jonë është e drejtë dhe po dëgjohet edhe në arenën ndërkombëtare. ✊

