- Rreth Nesh
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur (SSH) është një organizatë sindikale qëndrore, e krijuar përmes bashkimit vullnetar të punonjësve të sektorit të hidrokarbureve në të gjithë Shqipërinë. Ajo përfshin shoqëritë publike dhe private që operojnë në fushën e hidrokarbureve, duke përfshirë administratat, filialet, zyrat dhe degët, institutet kërkimore, agjencitë mbikëqyrëse, shoqëritë tregtare dhe çdo subjekt tjetër që ka lidhje direkte ose indirekte me sektorin e hidrokarbureve.
Sindikata ka statutin e saj, i cili përcakton se ky statut nuk mund të jetë në kundërshtim me aktet normative ligjore dhe nënligjore të shtetit Shqiptar, si dhe me Kartën e të Drejtave të Njeriut dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti Shqiptar.Pavarësisht se është e pavarur, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur (SSH) mund të bëhet anëtare e federatave dhe konfederatave sindikale, si dhe mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me to për të mbrojtur dhe avancuar interesat e anëtarëve të saj.
SSH ka si qëllim mbrojtjen e interesave të përbashkëta të punëmarrësve në sektorin e hidrokarbureve dhe të punonjësve në përgjithësi. Ajo synon arritjen e standardeve optimale të mirëqenies, sigurimin e të drejtave të barabarta në punë për burrat dhe gratë, mundësi dhe shanse të barabarta për të gjitha shtresat dhe grupet moshore, sigurimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në punë, ofrimin e pagave dinjitoze dhe garantimin e mbrojtjes mjedisore, në përputhje me standartet e përgjithshme të pranueshme nga anëtarët e saj.
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur përfaqëson dhe mbron drejtpërdrejtë interesat dhe të drejtat e anëtarëve të saj para institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe në raport me të tre pushtetet: legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin.

Kryesia SSH
Dritan Shahu
Kryetar
Blondi Jano
Sekretar Organizativ
Armand Ahmetaj
Zv/Kryetar
Malvin Goxhaj
Zv/Kryetar
Dritan Rrapushi
Koordinator