Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Në vijim të vendimeve të marra gjatë takimit me anëtarët e Sindikatës, punonjës të shoqërisë “United Terra” dhe vendimeve të marra nga Seksioni Sindikal i kësaj shoqërie, kemi ndjekur rrugën ligjore për problemin e pagave të prapambetura, problem të cilin e kemi adresuar për zgjidhje në Inspektoratin Shtetëror të Punës.
Pas ankesës sonë me shkrim, është kryer inspektim nga Inspektorati ku janë lënë edhe detyrat përkatëse. Sot kompania ka hedhur një nga pagat e prapambetura (ku mbetet akoma edhe një pagë pa marrë, ky është një veprim i përsëritur nga Kompania këto kohë).
Gjithashtu i jemi drejtuar Drejtorisë Rajonale të Punësimit Fier për të negociuar (referuar kodit të punës) në lidhje me kërkesën tonë për bisedime për lidhjen e Kontratës Kolektive të Punës dhe afishimin e rregullt të shkresës sonë (sipas përcaktimeve të bëra në ligj) nga ana e Kompanisë.
Pavarësisht negociatave të kryera nga Negociatori i caktuar sipas parashikimeve ligjore, Kompania nuk ka kryer akoma afishimin e rregullt të kërkesës sonë, dhe më pas uljen zyrtare në bisedime për Lidhjen e Kontratës Kolektive të Punës.
Një veprim i cili tregon papërgjegjshmëri dhe mos zbatim të hapur të ligjit. Konstatim i bërë edhe nga Inspektorati i Punës dhe Drejtoria Rajonale e Punësimit, ku i është kërkuar Kompanisë afishimi i kërkesës sonë dhe më tej fillimin zyrtar të bisedimeve për kontratën kolektive të punës.
Kompania vazhdon me kokëfortësi në kundërshtim me ligjin, duke na çuar në Konflikt Kolektiv (Grevë) të pashmangshëm dhe të panevojshëm, për të drejtën tonë legjitime.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona për kontratën kolektive të punës, pagat, orët e natës, ditët e festave, dietën ushqimore, Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit dhe zgjidhjen e shumë probleme të tjera.
Nëse nuk ulemi zyrtarisht në bisedime atëherë Konflikti Kolektiv është i pashmangshëm.
Ne do t’ia dalim. Të gjithë bashkë jemi edhe më të fortë.

 

Leave A Comment