Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Të nderuar punonjës, anëtarë dhe qytetarë,
Në përputhje me Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë dhe nenin 51 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur njofton se, për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për pagat me Shoqërinë Bankers Petroleum Albania (Pika 9, neni 23 i Kontratës Kolektive të Punës), është marrë vendimi për organizimin e veprimit sindikal të grevës.
📅 Data e zhvillimit të grevës:
• 15.10.2025 – nga ora 07:00 deri në 10:00
• 16.10.2025 – duke filluar në orën 07:00 dhe pa afat (deri në realizimin e marrëveshjes për pagat).
📍 Vendi i zhvillimit të grevës:
Në ambientet e punës, përpara zyrave të shoqërisë në Marinëz.
Gjithashtu, Këshilli Sindikal ka vendosur që Kryesia dhe anëtarët e tij të hyjnë në GREVË URIE duke filluar më datë 15.10.2025, ora 10:00, deri në realizimin e marrëveshjes për pagat.
⚖️ Greva do të zhvillohet në mënyrë paqësore, në përputhje me ligjin, pa dëmtuar pronën dhe procesin teknik. Qëllimi ynë i vetëm është arritja e marrëveshjes për pagat dhe respektimi i Kontratës Kolektive të Punës.
Sindikatа e Sektorit Hidrokarbur mbetet e hapur për dialog dhe zgjidhje të drejtë të Konfliktit Kolektiv në çdo moment.
✊ Ne do t’ia dalim! Bashkë jemi më të fortë!

Leave A Comment