Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur njofton të gjithë punonjësit e Shoqërisë “United Terra” dhe opinionin publik se, pas mosarritjes së marrëveshjes për Kontratën Kolektive të Punës, dhe përkundër përpjekjeve përmes procesit të ndërmjetësimit dhe pajtimit pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit jemi të detyruar të fillojmë grevën sindikale.
GREVA fillon të shtunën, më 09.08.2025, nga ora 08:00 deri në ora 09:00, si një masë paralajmëruese.
Nëse nuk do të ketë reagim konkret nga shoqëria, greva do të vijojë ditët në vazhdim, sipas njoftimit zyrtar për oraret dhe formën e saj.
Ftojmë të gjithë punonjësit të qëndrojnë të bashkuar dhe të marrin pjesë në këtë veprim sindikal për dinjitetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët! Ne do t’ia dalim, të gjithë bashkë jemi edhe më të fortë.

Leave A Comment