Sindikata e Sektorit Hidrokarbur i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të Punësimit Fier, për ndërhyrje dhe për vënien në lëvizje të Ndërmjetësuesit, pasi prej më shumë se 30 ditësh bisedimesh për lidhjen e Kontratës Kolektive të Punës me Shoqërinë Anio Oil & Gas, kompania ka treguar vonesa dhe mungesë reagimi konkret.
Kjo situatë na detyron të ndërmarrim hapa të tjerë ligjorë, në funksion të kërkesave të ligjshme të punonjësve që përfaqësojmë.
Qëllimi ynë është mbrojtja e interesave të përbashkëta të punëmarrësve dhe arritja e një marrëveshjeje kolektive, e cila garanton të drejtat dhe dinjitetin e tyre në vendin e punës.
Ne do të ndjekim çdo rrugë ligjore për realizimin e këtyre objektivave, duke mos përjashtuar Tubimet dhe Grevën (vendim të cilin e kemi marrë të gjithë sëbashku).
Bashkë për dinjitetin dhe të drejtat e punës!

