Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për organizimin, funksionimin dhe mënyrën e përfaqësimit të organeve të qeverisjes vendore në Këshillin Konsultativ Trepalësh Rajonal” dhe Urdhrit të Prefektit të Qarkut Fier “Për Ngritjen e Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal të Qarkut Fier”, u zhvillua sot mbledhja e parë e këtij Këshilli.
Këshilli ka në përbërje strukturat shtetërore në nivel Qarku (Prefekti dhe Kryetarët e Bashkive), organizatat e punëdhënësve (Bizneset/Kompanitë), dhe organizatat e punëmarrësve (Sindikatat).
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur (SSH) është pjesë përbërëse e këtij këshilli, ku Kryetari z. Dritan Shahu është anëtar dhe Zv/Kryetari z. Malvin Goxhaj është zv/anëtar. SSH përfaqëson punëmarrësit në Këshill.
Theksojmë se Sindikata e Sektorit Hidrokarbur në këtë këshill, do të ndjekë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punësimin, formimin profesional, mbrojtjen e punëmarrësve, sigurimin teknik, prodhimin, mirëqenien, arsimin, çështjet ekonomike dhe çdo çështje tjetër që prek drejtpërsëdrejti apo indirekt punonjësit në të gjitha nivelet.

