Ishim sot në vendburimin e naftës Marinëz me punonjësit e shoqërisë Bankers Petroleum Albania.
Pavarësisht ditës me shi, u mblodhëm për të diskutuar mbi Kontratën Kolektive të Punës, Pagat, Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit, Kushtet e Punës dhe shqetësime të tjera të ngritura nga punonjësit.
Gjatë javës që vjen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e shoqërisë Bankers, në zbatim të Kontratës Kolektive të Punës për të diskutuar mbi çështjet e sipërpërmendura.
Theksojmë se SSH do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore deri në arritjen e standardeve optimale për naftëtarët.

