Ne nuk do të heshtim!
U zhvillua procesi i ndërmjetësimit në Zyrën Rajonale të Punës Fier, për arritjen e një marrëveshjeje për pagat e punonjësve të Kompanisë Bankers dhe ndalimin e procedurave disiplinore kundër kolegut tonë, anëtarit të Kryesisë së Sindikatës, z. Dritan Rapushi.
Kompania Bankers refuzoi kërkesën tonë, duke treguar sërish papërgjegjshmëri. Ndërkohë që deklaron miliona e miliarda euro investime, punonjësit e vendburimit paguhen me paga të ulëta dhe në kontrast ekstrem me ato të drejtuesve.
Çdo punonjës që guxon të ngrejë zërin për të drejtat e punonjësve dhe detyrimet e kompanisë përballet me masa ndëshkimore. Ky është diskriminim i pastër sindikal dhe një përpjekje për të heshtur punonjësit.
Ne nuk do të heshtim. Nëse edhe në procesin e pajtimit kompania nuk reflekton, atëherë ne do të shkojmë në GREVË, për të drejtat tona, për dinjitetin tonë, për marrëveshjen e pagave dhe për mbrojtjen e kolegut tonë!

