Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Në kuadër të nismave për fuqizimin e rolit të gruas brenda lëvizjes sindikale, zhvilluam një trajnim të dedikuar për gratë dhe vajzat anëtare të Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbur, me temë:
“Rëndësia e Organizimit Sindikal dhe Fuqizimi i Rolit të Gruas.”
Gjatë këtij aktiviteti u fol gjerësisht mbi rëndësinë e organizimit sindikal si një mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, forcimin e solidaritetit mes anëtarëve dhe rritjen e ndikimit të punonjësve në vendimmarrje.
Një pjesë e veçantë e trajnimit iu kushtua diskutimit mbi rolin e gruas në sindikatë dhe shoqëri si një forcë aktive dhe e barabartë në përfaqësim, vendimmarrje dhe drejtim.
Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të një sindikate më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe më të fortë.

Leave A Comment