Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, si përfaqësuese e punonjësve të Shoqërisë “United Terra”, është në proces bisedimesh për lidhjen e Kontratës Kolektive të Punës me këtë kompani.
❗ Fatkeqësisht, përballë mungesës së bashkëpunimit nga ana e kompanisë, jemi detyruar t’i drejtohemi Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke kërkuar aktivizimin e Ndërmjetësuesit dhe më pas Zyrës Kombëtare të Pajtimit, me qëllim shmangien e një konflikti kolektiv.
Pas dy seancave të dështuara të ndërmjetësimit dhe një seance të parë në Zyrën Kombëtare të Pajtimit, kemi kërkuar zhvillimin e seancës përmbyllëse, dhe aktualisht jemi në pritje të caktimit të një date. Kompania vazhdon të tregojë një qasje bllokuese dhe aspak bashkëpunuese.
⚠️ Sindikata është e vendosur të mbrojë interesat e punonjësve dhe të ndjekë çdo rrugë ligjore për të realizuar kërkesat tona legjitime – pa përjashtuar GREVËN dhe TUBIMET – deri në lidhjen e një Kontrate Kolektive të Drejtë dhe Dinjitoze!
✊ Bashkë jemi më të fortë!
