Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Kur flasim për kushtet e punës në Bankers dhe ambientin ku naftëtarët punojnë çdo ditë, ajo që themi është shumë pak nga ajo që ndodh me të vërtetë.
Shihet qartë se si lëshohen në ajër sasi të mëdha gazrash të dëmshme, të cilat naftëtarët i marrin në mushkëri çdo ditë.
Punojmë në kushte ku toksiciteti shihet edhe me sy të lirë, tym, avuj kimikë dhe erë të rëndë hidrokarburesh që mbështjellin ambientin e punës.
Kjo situatë është e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e naftëtarëve dhe jo vetëm. Nuk mund të pranohet që punëtorët që nxjerrin pasuri për vendin të trajtohen si të tepërt, duke u sakrifikuar shëndetin për përfitimin e dikujt tjetër.
Kërkojmë masa urgjente!
Trajtim dinjitoz për punëtorët që rrezikojnë jetën dhe paga dinjitoze për industrinë ku punojnë.
Shëndeti nuk është luks. Është e drejtë themelore!

Leave A Comment