Sot disa punonjës kanë marrë SMS nga menaxherët e shoqërisë Bankers Petroleum Albania, ku u kërkohet të paraqiten “fillimisht në zyrë” përpara se të shkojnë në grevë, duke kërcënuar se “në të kundërt do të marrin mungesë pa arsye”.
Ky është intimidim i pastër dhe shkelje flagrante e ligjit, i cili ndalon çdo formë presioni ndaj punonjësve që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të marrë pjesë në grevë.
Greva është e drejtë ligjore dhe e lirë!
Askush nuk ka të drejtë të kërcënojë apo frikësojë punonjësit që protestojnë për pagë dinjitoze dhe trajtim të drejtë.
I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar këto veprime të paligjshme dhe për të mbrojtur të drejtat e punonjësve.
Ne nuk do të ndalemi, pavarësisht presioneve, kërcënimeve apo intimidimeve.
Do të vazhdojmë deri në fund për kërkesat tona të drejta, njerëzore dhe ligjore!

