Zyrat e Sindikatës, Marinëz – 19.10.2025
Prej disa ditësh, punonjësit e shoqerise Bankers Petroleum, të përfaqësuar nga Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve, po zhvillojnë grevën e urisë në shenjë proteste ndaj pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës në kompaninë Bankers Petroleum.
Mbrëmjen e sotme, tre prej grevistëve kanë shfaqur probleme shëndetësore, të shkaktuara tensioni i lartë i gjakut. Urgjenca është thirrur menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë grevistëve, të cilët ndodhen nën vëzhgim mjekësor.
Pavarësisht gjendjes së rënduar, grevistët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për pagë të drejtë, kushte të sigurta pune dhe trajtim dinjitoz.
Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve thekson se do të qëndrojë pranë punonjësve të naftës deri në zgjidhjen e kësaj situate, duke kërkuar nga drejtuesit e kompanisë të reagojnë me përgjegjësi dhe dialog.
“Kjo grevë është zëri i punëtorëve që për vite kanë dhënë kontributin e tyre në sektorin strategjik të energjisë. Kërkesat tona janë të drejta dhe të domosdoshme për një trajtim të denjë të punonjësve të naftes dhe gazit.”
![]()
![]()
![]()

