Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Protestë solidariteti në Tiranë në mbështetje të naftëtarëve të Bankers

Në ditën e 15-të të grevës së urisë së naftëtarëve të Bankers Petroleum, Tirana u bë sot qendra e një proteste mbështetëse që solli së bashku sindikatat, punëtorët e sektorëve të ndryshëm dhe shoqërinë civile. Përpara Ministrisë së Ekonomisë, qytetarë dhe përfaqësues sindikal shprehën solidaritetin e tyre me grevistët që po kërkojnë të drejta të ligjshme, paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune.

Protesta u zhvillua në frymë paqësore, por me mesazhe të forta bashkimi dhe dinjiteti. Folësit vlerësuan guximin dhe qëndrueshmërinë e naftëtarëve, të cilët prej dy javësh po përballen me sakrificë për një kauzë që i kalon kufijtë e një kompanie të vetme — kauzën e punëtorit Shqiptar që kërkon respekt dhe drejtësi në vendin e punës.

SSH është falenderuese Sindikatave partnere dhe shoqërise civile që iu bashkuan thirrjes për mbështetje, duke theksuar se “zëri i bashkuar i punëtorëve dhe qytetarëve është forca më e madhe për ndryshim”.

Kjo protestë është një shembull i gjallë se solidariteti shoqëror mbetet arma më e fortë përballë padrejtësive dhe shpërfilljes.

Falënderime për të gjithë ata që sot ngritën zërin për dinjitetin e punës dhe jetës!

Burimi i fotove: Oranews.tv

Leave A Comment