Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image
Dita e pestë e grevës së urisë, naftëtarët e Marinzës kërkojnë trajtim me dinjitet

Ka hyrë në ditën e pestë greva e urisë së 10 naftëtarëve të Fushë Marinzës. Ndonëse shenjat e lodhjes kanë nisur të shfaqen, ata mbeten të vendosur për të vijuar deri në plotësimin e kërkesave të tyre: paga më të larta, trajtim më dinjitoz.

Grevisët janë mbështetur nga 250 punonjës të shoqërisë Bankers, familjarë të tyre e qytetarë të tjerë.

Naftëtarët kërkojnë rritje të fondit të përgjithshëm të pagave me 18% dhe shpërndarje të kësaj shtese për pagat e ulëta, nëpërmjet një komisioni me përfaqësues edhe nga Sindikata, si dhe krijimin e fondit sindikal. Për të dy kërkesat e mësipërme, kompania i qëndron deklarimit se nuk janë të parashikuara nga Marrëveshja Kolektive e nënshkruar nga të dyja palët dhe nuk mbështeten ligjërisht.

Shoqëria Bankers ofroi vetëm 4,200 lekë/muaj shtesë për dietën ushqimore, gjë e cila u refuzua nga ana e Sindikatës, pasi kjo nuk adreson problemin real të pabarazisë së pagave.

Bankers Petroleum shfrytëzon burimet e naftës në Fushë Marinëz prej 20 vitesh. Në administrim ka 600 puse ku janë punësuar 400 naftëtarë. Muajt e fundit, SPAK po heton mbi abuzimet financiare të ndodhura ndër vite këtu.

Burimi i lajmit: RTSH

Leave A Comment