DITA E 9 E GREVËS SË URISË
Disa prej grevistëve kanë shfaqur probleme serioze shëndetësore. Ambulanca ka ndërhyrë sërish, tre punonjës kanë marrë injeksione, ndërsa njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit për trajtim më të specializuar.
Por pavarësisht rrezikut për shëndetin, ne nuk dorëzohemi.
Nuk do të tërhiqemi, as përballë riskut shëndetësor, as përballë intimidimeve.
Ne po kërkojmë vetëm atë që na takon me të drejtë, të trajtohemi me dinjitet dhe respekt, asgjë më shumë, asgjë më pak. Naftëtarët nuk janë për lëmosh, Bankers po tallet me ta!
Qëndrojmë të bashkuar deri në fund!
