Papërgjegjshmëria juaj nuk ka kufij!
Ju po shfrytëzoni dhe jo zhvilloni vendburimin e Patos-Marinzës, punonjësit po keqpaguhen dhe investimet janë në rënie.
Naftëtarët po trajtohen me përçmim, ndërsa ju talleni duke quajtur “diskriminuese” kërkesën për paga dinjitoze, apo nën qeshni kur i shihni ata në grevë.
Keni ngritur skema shfrytëzuese dhe nepotike për të shtypur punonjësit dhe për të zhvatur pasurinë e vendit.
Ne kërkojmë dinjitet, paga dinjitoze, statusin e naftëtarit, meritokraci dhe barazi në shpërblim.
Nuk do të dorëzohemi, e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë! Do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë derisa e vërteta të dal në shesh dhe meritokracia të shkojë në vend.

