Sot, përballë zyrave të Bankers në Fier, ne vazhdojmë betejën tonë të drejtë. Do të qëndrojmë këtu, përballë padrejtësive, derisa të marrim atë që na takon me meritë.
Ne nuk do të tërhiqemi përballë presioneve apo intimidimeve. Çdo abuzim ndaj naftëtarëve dhe ndaj vendburimit do të denoncohet deri në fund!
Kërkojmë meritokraci, drejtësi dhe respekt për punën dhe jetën e punëtorit. E vërteta është ajo që themi ne dhe të gjithë e dinë!
Ne nuk do të dorëzohemi derisa kompania të ulet në negociata dhe të trajtojë seriozisht të gjitha problemet e punonjësve.
Të gjithë bashkë për dinjitetin tonë. Për familjet tona. Për të ardhmen tonë.

