Gjendja shëndetësore e grevistëve po rëndohet çdo ditë. Sot, edhe një tjetër grevist është transportuar drejt spitalit për trajtim më të specializuar. Edhe pse shëndeti po cenohet, vendosmëria jonë mbetet e palëkundur.
Ne po qëndrojmë për të drejtat dhe dinjitetin tonë. Po qëndrojmë për pagë dinjitoze, trajtim të barabartë dhe respekt për punën e naftëtarëve.
Nuk do të dorëzohemi përballë presioneve dhe intimidimeve! Kauza jonë është e drejtë dhe është kauzë e çdo punëtori shqiptar!
Kërkojmë sensibilizim dhe mbështetje nga të gjithë!Sepse nëse sot heshtim, nesër do të ketë vetëm nënshtrim!
Të gjithë bashkë do t’ia dalim!
