Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Publikime

Image

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur njofton se, pas shumë takimesh, diskutimesh intensive dhe sfidave të shumta, sot është nënshkruar Kontrata Kolektive e Punës me Shoqërinë naftënxjerrëse “United Terra”.
Ky është një sukses i përbashkët, i arritur falë bashkimit, vendosmërisë dhe solidaritetit të të gjithë punonjësve.
Kjo kontratë garanton përmirësime konkrete në kushtet e punës, të drejtat dhe përfitimet e punonjësve, duke forcuar sigurinë dhe dinjitetin në vendin e punës.
Ky rezultat tregon se kur punëtorët janë të bashkuar dhe këmbëngulës, zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan në këtë proces, nga anëtarët e sindikatës, kryesisë, e deri te çdo punonjës që qëndroi i angazhuar dhe i vendosur.
(Me nënshkrimin e Kontratës Kolektive të Punës, greva e punonjësve e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme anulohet)

Leave A Comment